Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Policia e Tiranës, përmes një njoftimi, bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar shtetasin B. S., i cili akuzohet për dhunë ndaj së bijës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: