Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Në pranga ka rënë edhe gruaja e dhunuar, e cila akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Policia sqaron se janë arrestuar shtetasit R. H. dhe 37-vjeçarja A. K., pasi kësaj të fundit, gjatë kontrollit në pallatin ku banonte, i është gjetur një armë zjarri pistoletë, fshehur në sahatin e ujit.

Njoftimi i policisë:

Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

91374c54 21fe 4e98 A222 97b24c0b952b
91374c54 21fe 4e98 A222 97b24c0b952b

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: