Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes.

Në pranga ka rënë shtetasi F. A., i cili sipas policisë, jo vetëm ka dhunuar gruan e tij, por edhe e ka kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë (bajonetë).

Njoftimi i policisë:
Ushtron dhunë dhe kërcënon me jetë bashkëshorten, vihet në pranga nga Policia 46 – vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.A., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë( bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: