BERAT

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë për “dhunë në familje” dy shtetasit me iniciale, A.Xh,32-vjeç dhe K.C,25-vjeç,të dy banues në Berat. Shtetasit e sipërpërmendur janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve të tyre.

Konkretisht shtetasi A.Xh ushtronte dhunë fizike sistematike ndaj nënës së tij M.Xh,60-vjeçe dhe K.C ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij,F.C,47-vjeç.

Ndaj 2 prindërve të dhunuar janë lëshuar edhe “Urdhëra Mbrojtjeje” nga Gjykata e Beratit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb