TIRANA
Një 61- vjeçar i cili dhunonte gruan është arrestuar në Tiranë.
Ai u arrestua nga Komisariati Nr.1 i Policisë teksa në prangat e uniformave blu kanë rënë edhe 4 shoferë.
Saktësisht. K.S., po drejtonte mjetin pa leje përkatëse, kurse G.C., G.K., dhe K.G., ishin të dehur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, nga këta 1 për dhunë në familje dhe 4 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
- K.S., pasi në rrugën “Rexhep Targa”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase ;
- G.C., G.K., dhe K.G., pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)