VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.

Arrestimi i Sokol Shehaj, 47 vjeç u bë në banesën e tij në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike (të përsëritur) kundrejt bashkëshortes (M.Sh – 41 vjeç) dhe djalit të tij (S.Sh 26 vjeç).

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Dhunë në familje”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: