VLORË-Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se shtetasi Z.Demaj ushtronte në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 49-vjeçares me inicialet Sh.D.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia ka arrestuar për veprën penale Dhunë në familje, shtetasin :
Z. Demaj, 62 vjeç, banues në fshatin Sevaster.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Sh.D., 49 vjeçe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: