Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar dëshmitë e dy të arrestuarve në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut.
Personi i cili është vetëdorëzuar ditën e djeshme në polici, Dorian Alia ka pranuar para hetuesve se ka qenë i pranishëm në sulm.
Ai ka pranuar edhe që e ka goditur avokatin, por nuk pranon që e ka qëlluar me dorezë hekuri por vetëm me grusht.
Alia shprehet se sulmi ishte një mesazh që donin t’i jepnin avokatit mëngjesi por nuk e mendonin kurrë që situata do të bëhej kaq e rëndë, sa avokati ishte i intubuar.
“Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”, tha ai.
Sa i përket situatën shëndetësore të avokatit Mëngjesi, ai ka qenë në gjendje stabël gjatë natës, por vijon të jetë nën kujdes intensiv nga mjekët.
Policia ka zbardhur ditën e djeshme dinamikën e ngjarjes ku u zbulua se ngjarja ndodhi pasi avokati ishte avokat i një pale që ka fituar gjyqin në Apel për një truall, dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk pranoi të zbatonte kontratën e të paguante avokatin.
(BalkanWeb)