Ka nisur seanca për vendosje e masës së sigurisë për dy të arrestuarit për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dritan Nanon e Dorian Alian.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale nga “vrasja e funksionarëve publik mbetur në tentativeë”, në “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit kryer në bashkëpunim”.

Prokuroria kërkon masën e “Arrestit me burg” si për dy te ndaluarit, edhe tre autorët e shpallur në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku

Neni 316

Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 88/1

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: