FIRENCE- Katër 17-vjeçarë shqiptarë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për grabitje me dhunë. Ngjarja në fjalë ndodhi në 8 prill në rrugën ‘Leone’ në Firence. Mediat italiane raportojnë se pre e grabitjes ka rënë një 27-vjeçar, të cilit përveçse i kanë vjedhur telefonin si dhe i kanë dëmtuar orbitën e njëri sy.

“Ansa” shkruan se viktima, që jetonte në zonë, po kthehej në shtëpi kur u kap nga pras, u tërhoq dhe u godit me grushte.

Shqiptarët i kishin marrë atij telefonin me një vlerë rreth 500 euro. Ndërkohë, fill pas ngjarjes ata u arratisën, ndërsa pasi u identifikuan nga policia, u arrestuan pak ditë më vonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: