Bruno Jazaj, punonjës i policisë bashkiake në Vlorë u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës.
Në reagimin e parë për gazetarin e News24 Erik Mehmeti, Jazaj ka rrëfyer se ishin dy persona, babë e bir ata që e dhunuan. Ai thotë se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave.
Pas ndalimit nga policia, gazetari Enrik Mehmeti mëson se dy dhunuesit janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit të Vlorës.
Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Todi dhe Kristi Sota, edhe pse i dhunuari prej tyre ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga goditjet.
NJOFTIMI I POLICISË
Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)