Juventus përforcohet në merkato. Klubi i “Zonjës së Vjetër” ka firmosur me Douglas Luiz. Mesfushori 26-vjeçar vjen nga Aston Villa, teksa në sezonin që kaloi lojtari u aktivizua në 35 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe dhuroi pasin e fundit 5 herë.

Sa i takon akordit, torinezët kanë firmosur deri në vitin 2029 me Luiz dhe kanë paguar një shifër për operacionin, që shkon rreth 50 milionë euro. Transferimi i tij nga Birminghami në Torino ka qenë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Motta.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb