Spektakolare ishte sfida në Londër mes Tottnham Hotspur dhe Manchester United, në sfidën e fundit çerekfinale të Kupës së Ligës. 7 gola shumë emocione dhe skuadra e gjelave londinezë që pret biletën për në gjysmëfinale. Një sfidë e cila i karakterizua nga gafat e portierëve dhe mbrojtjeve kundërshtare.
Ndeshja nisi më mirë për të besuarit e Posteconglu të cilët krijuan avantazhin e trefishtë falë golave të Solanke që e realizoi dopietë dhe Kulusevskit.
Dy golat e United me Zirkzee dhe Diallo të cilët erdhën si pasojë e gafave të portierit vendas Forster, brenda 7 minutash rihapën garën për skuadrën e Ruben Amorim.
Megjithatë për të shuar shpresat për “Djajtë” mendoi Son Heung -Min, i cili 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt realizoi golin e 4-2 direkt ngha goditja e këndit.
Goli në kohën shtesë i Evans shërbeu sa për statistikë. Tottenham kalon më tej në gjysmëfinale teksa do të përballet me Liverpool. Ndërkohë që gjysmëfinalje tjetër e Carabao Cup do të jetë ajo mes Arsenal dhe Newcastle.
Me batuata rreth gafave të shumta që sollën edhe golat e shumtë në këtë sfidë komentuar ditën e sotme edhe tabloidët më të njohur britanikë, të cilët nuk ngurruan ta krahasonin me periudhën e festave në Krishtlindje.