TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu ka bërë thirrje të rinjve që të sensibilizohen dhe të marrin pjesë në dhurimin e gjakut. Kreu i shtetit nuk e fsheh aspak lumturinë që ka përjetuar në nismën për të dhuruar gjak, ndërsa shpjegon tri arsyet se pse u bë pjesë e kësaj aleance.

“Shumë i lumtur që në 6 muaj përfshirjeje të drejtpërdrejtë në kauzën humane të dhurimit të gjakut, tri arsye për të cilat e nisëm Aleancën: sensibilizimi e ndërgjegjësimi i shoqërisë; rritja e solidaritetit dhe nxitja e vullnetarizmit, mbeten dhe do të vazhdojnë të jenë arsye të forta për një kohë të gjatë deri kur të kemi një numër të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm dhurimesh vullnetare.

I ftoj të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë aktive edhe në të ardhmen e kësaj fushate sensibilizuese, sepse një angazhim më i madh i tyre do të thotë një numër më i lartë dhuruesish, por edhe një perspektivë më e mirë në këtë proces të dhurimit të gjakut”, shruan Meta në “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb