Rangers nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Hibernian, në ndeshjen e kampionatit skocez. Në këtë takim dhuroi asist edhe Nedim Bajrami, duke kontribuar në golin e dytë të skuadrës.
Mesfushori kuqezi i Rangers u vlerësua me notën 7.7 pas ndeshjes. Për Bajramin 70 minuta lojë, me trajnerin që e zëvendësoi për t’i lënë vendin Danilos.
25-vjeçari shqiptar është pjesë fikse e skemave të trajnerit belg Clement, i cili në shumë ndeshje i ka dhuruar Bajramit një fanellë titullari.
(J.S/BalkanWeb)