Në dukje, kalendari favorizon Partizanin teksa 3 sfida e radhës do ti zhvillojë në kryeqytet, por nuk e sheh në këtë mënyrë Franko Lerda, kalendari jo vetëm që nuk i favorizon por sjell në një moment delikat dy kundërshtarë të “sikletshëm” si Skënderbeu dhe Kukësit. Në letër gjithnjë, Kukësit shihet si rivali më i madh, por tekniku italian kërkon përqendrim maksimal fillimisht përballë ekipit korçar:
Duke parë kalendarin, a mendoni se është momenti që Partizani të bëjë “arratinë”?


Është një moment shumë i vështirë. Do të përballemi me skuadra që synojnë kreun e klasifikimit. E rëndësishme është të fokusohemi tek ndeshja e ndaj Skënderbeut, dhe më pas do të mendojmë për Kukësin. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duke parë edhe momentin mjaft të mirë që po kalon Skënderbeu.


Sa e rëndësishme është kjo ndeshje?


Sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm kjo, por të gjitha takimet që ne do të zhvillojmë edhe pas Skënderbeut. Duhet të kemi mentalitetin e duhur për t’i përballuar këto sfida, sikur janë finale. Kërkojnë përqendrim maksimal dhe do t’i japim rëndësi maksimale këtij takimi.

Skënderbeu ka pësuar 7 gola në transfertë…

Skënderbeu është një skuadër që ka në gjirin e saj mjaft kualitet. Për sa i përket rezultateve vjen nga një moment tepër pozitiv, duke parë edhe sfidën e fundit ndaj Kukësit. Zhvilloi një ndeshje tepër pozitive, përballë një rivali si Kukësi, që konkurron denjësisht në luftën për titullin kampion. Me lojën që zhvilloi Skënderbeu, meritonte diçka më shumë se barazimi.

Statistikat e përmendura më sipër, ekzistojnë janë marrë në kosnideratë, por megjithatë duhet ta marrim në kompleks takimin ndaj Skënderbeut, duke ditur që ka zhvilluar 2 ndeshje mjaft të mira ndaj Luftëtarit dhe Kukësit dhe është në një formë mjaft të mirë fizike. Është një skuadër për t’u vlerësuar.

Sa pranë asaj skuadre që ju dëshironi është ky Partizan?

Për gjatë gjithë kësaj periudhe ne po punojmë shumë për të përmirësuar lojën dhe skuadrën. Duke arritur dhe rezultatet kjo e motivon më shumë skuadrën dhe na çon drejt rrugës për Partizanin që ne dëshirojmë të gjithë.

Çfarë ndodhi me Solomon dhe a ka ndonjë shqetësim tjetër?

Do ta vlerësojmë situatën e Solomon, kemi përpara dhe 24 orë. Do të shohim si do të jetë gjendja e tij, deri në prag takimit me Skënderbeun.

Do të vazhdohet me të njëjtën skemë si ndaj Vllaznisë apo do ketë ndryshime?

Jeni shumë të informuar. Edhe pse ne e zhvillojmë stërvitjen me dyer të mbyllur, ju vini në konferencën për shtyp dhe arrini që t’i siguroni lajmet. Bravo për këtë. Për sa i përket skemës së lojës, unë vendos vetëm ditën e fundit për titullar që do të zbresin në fushë, duke parë dhe kundërshtarët. Mbeten akoma për t’u vlerësuar.

A është ky momenti që Partizani të bëjë 2 fitore radhazi?

Kemi fituar 2 ndeshje radhazi. Në javën e dytë dhe të 3-të. Fituam me Luftëtarin në transfertë dhe ndaj Flamurtarit në shtëpi.

Çfarë ndeshje prisni nesër?

Pres një ndeshje ku skuadra të shfaqet me personalitetin e duhur dhe të bëjë atë çka di të bëjë më mirë dhe në fund që të fitojë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb