Fondacioni i njohur i Leonardo DiCaprio ka mbledhur tashmë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Aktori, 44 vjeç, krijoi bamirësinë në vitin 1998 për të promovuar vetëdijen mjedisore dhe mbledhjen  e  fondeve në një vit, duke përfshirë një garë vjetore të mbushur me yje.

Gjatë dy dekadave të fundit ai ka mbështetur mbi 200 projekte të fokusuara në mjedisin, në misionin e tyre për të mbështetur projekte inovative që mbrojnë kafshë të rrezikuara nga zhdukja, duke rivendosur ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara.

Një deklaratë në faqen e internetit të fondacionit thotë: “Kur e themelova LDF-në 20 vjet më parë, e bëra këtë duke u bazuar në idenë e thjeshtë që ne mund të bënim një ndryshim të vërtetë duke financuar drejtpërdrejt disa nga projektet më efektive mjedisore”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb