Di Maria largohet nga përfaqësuesja e Argjentinës, pas suksesit në finalen e Kupës së Amerikës. Pas ndeshjes ndaj Kolumbisë, Di Maria la të kuptohet se largohet pa pengje.

“Ishte e shkruar, kështu ishte. Kam ëndërruar për këtë, se do të arrijmë në finale dhe se do të fitojmë. Unë nuk e di çfarë të them. Ka shumë ndjesi, i jam përjetësisht mirënjohës Federatës, më dha gjithçka. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit.

Duket e lehtë, por është shumë e vështirë. Unë kam jetuar në anën tjetër për 11 vjet dhe ne duhet të insistojmë. Ne donim t’u jepnim këtyre të rinjve më shumë trofe më parë, por nuk ishte e mundur dhe ne duhej të vazhdonim të luftonim, të këmbëngulnim dhe ia dolëm”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb