Angel Di Maria, lojtari i Benficas dha mendimin e tij pas fitores 0-2 ndaj Juventusit në Champions. Di Maria nuk hezitoi të vlerësojë në veçanti teknikun e ekipit italian, Thiago Motta.

“Juventus ka një trajner të ri, lojtarë të rinj, është e vështirë. Mendoj se nuk ka dyshim se çfarë mund të bëjë Thiago, e pamë te Bologna. Me Juven ai do të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë, ai është një trajner i madh, por është e vështirë. Megjithatë, ai ka aftësinë e duhur”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb