Angel Di Maria e ka paralajmëruar skuadrën e tij të Paris Saint-Germain se klubi i tij i parë Real Madridi është ‘transformuar’ nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e Zinedine Zidane ka luftuar me formën këtë sezon, por ka fituar kurorën e Ligës së Kampionëve në dy vitet e fundit. Ndërkohë që Di Maria fitoi një herë trofeun me klubin Mbretëror në vitin 2014 dhe beson se Liga e Kampionëve e transformon Realin.

“Himni i Ligës së Kampioneve e transformon Real Madridin”, ka thënë fillimisht Di Maria për mediat zyrtare të PSG.
“Ata janë një ekip i shkëlqyer pavarësisht nga rrethanat, por ata gjithmonë tregojnë më të mirën e tyre në këtë garë – është krejtësisht ndryshe nga konkurrenca e ligës”.

“Është shumë e vështirë për të kontrolluar ndeshjet kundër Madridit pasi ata nuk vendosin të kontrollojnë posedimin dhe hapësirën, kështu që ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë natyrore”.

“Ne duhet të përsërisim shfaqjet që kemi prodhuar deri më tani këtë sezon dhe sidomos të qëndrojmë të përqendruar në mbrojtje, pasi ne e dimë se çfarë talentesh dhe aftësish kanë”, përfundoi argjentinasi, shkruan tg.

Ndeshja e parë mes PSG-së dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu nga ora 20:45.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: