E përditshmja franceze “Le Parisien” nuk ka dyshime: Angel Di Maria është me një këmbë në Paris. Drejtuesit e Psg tashmë kanë një ide të re rreth sulmit që trajneri Blanc do të ketë në dispozicion në sezonin e ardhshëm. Afrimi i Di Marias do të bënte të mundur largimin e Ibrahimovic, duke formuar një dyshe të re Cavani-Di Maria. Sheikët e Psg i kanë ofruar Man.United 60 milionë euro, shifër e cila është e mjaftueshme për ti shkëputur anësorin argjentinas. Në Paris ndodhet agjenti i Di Marias, Jorge Mendes, për të mbyllur ketë marrëveshje. Gjithnjë sipas “Le Parisein”, firma është çështje orësh.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb