Kur na ndajnë vetëm disa javë nga dita  kur Këshilli Europian do të marrë vendimin e celjes ose jo te negociatave të BE me Shqipërinë, Kuvendi i Shqipërisë, ka dalë me një projekt-rezolutë, e cila është propozuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe ish-kryeministrja Senida Mesi.


Në këtë draft rezolutë, e cila përmban 10 pika, ndër të tjera kërkohet dialog gjithëpërfshirës mes paleve politike në vend, inkurajohen instutucionet ligjzbatuese për vijimin e reformave për integrimin, mbështetet reforma në drejtësi, institucionet kompetente për ngritjen e organeve të reja të reformës në drejtësi, si edhe kërkohet nga organet ligjzbatuese rezultat konkret në luften ndaj korrupsionit dhe krimit të oranizuar.


Gjithashtu Kuvendi shpreh vullnetin e plotë për të çuar përpara reformën për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Po ashtu Kuvendi shprehet se do të mbikëqyrë përparësitë e vendosura nga Komisioni Europian, qe jane kusht per celjen e negociatave, si dhe do të  nxisë qeverinë për t’i zbatuar ato.


Në këtë projekt rezolutë iu kërkohet shteteve të Bashkimit Europian që në takimin e ardhshëm të Keshillit Europian të shprehin vullnetin e tyre pro celjes së negociatave me Shqipërinë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb