Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali nuk i ka mohuar kontaktet, ndonëse sporadike me opozitarët. E ftuar në studion e emisionit “A Show” në News 24, ajo shprehet se pavarësisht këtyre kontakteve, ata në publik flasin ndryshe.

“Kemi kontakte, kontakte sporadike me ta. Por ata ndryshe flasin publikisht ndryshe me ne”,- thotë Spiropali.

E sa për një komunikim të padukshëm që do të çonte tek një tryezë dialogu, Spiropali shprehet se oferta për të djathtët është e qartë.

“Nuk merremi as me komunikime gjirizash, as me ndërmjetës. Ja sheshi, ja mejdani, ja tryeza. Le të vijnë të diskutojmë brenda kornizës së ligjit. Shantazhi, dhuna dhe pazari do na kthenin tek kohërat e vjetra”,- shtoi ajo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb