Në ditën e 9-të të protestës, studentët janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

“Në demokraci rasti më banal i dialogut është të hedhësh fjalësh dhe të marrrësh përgjigje. Të plotësojnë kërkesat pastaj bëhet dialog”, tha një nga studentët.

“Ne i kemi kërkesat shumë të qarta, i kemi thënë të gjitha, presim një komunikim nga kryeministri Edi Rama”, u shpreh një tjetër.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha nga Kuvendi, se është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi.

“Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta.  Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në Bulevard dhe shkolla është e jona”. Po të dashur student, ndaj i mbyllëm shumë kioska.

Unë dalë në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi.  Ata kanë të drejte, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.” u shpreh Nikolla nga Kuvendi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: