Kryeministri i vendit, Edi Rama duket se ka bërë disa hapa pas nga shprehja e tij se do çonte për skrap PD dhe LSI. Ai i ka dhënë të drejtë sot apelit të delegacionit të BE-së, për t’u ulur në tryezë dialogu me opozitën. Pavarësisht se ata u larguan nga Kuvendi, i pari i qeverisë thotë se ka ende vend që të ulen bashkë me të drejta të barabarta e të diskutojnë për Reformën Zgjedhore e shumë çështje të tjëra.

Kryeministri Rama në Twitter:
Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb