TIRANE

Në rubrikën Opinion në studion e lajmeve në News24, ishin të ftuar dy studentë të Drejtësisë, Don Pjetri dhe Agred Tafaj.

Ata folën për 8 kërkesat që studentët i kanë parashtruar kryeministrit Edi Rama dhe se si do të vijohet me protestat në muajin janar.

Sipas tyre kryeministri Edi Rama me kërkesën e vazhdueshme për dialog kërkon të plotësojë egon e tij.

Ata gjithashtu paralajmëruan që në janar do të kthehen më të fuqishëm, të vendosur për të çuar deri në fund kërkesat e tyre.

“Jemi mësuar që ka premtime politike, por jemi mbingopur.  Ne ndodhemi kështu, por nesër pasnesër do kemi lëvizje të tjera. Ne kërkojmë garanci politike. Nëse tregon vullnet politik për të bërë gjërat, bëji me ligj, krijo një ligj të ri pasi të kesh shfuqizuar atë që ke vënë,” tha studenti Agred Tafaj.

Gjuhë e përbashkët mes dialogut?

“Ne po e shohim si është dialogu. Rama do të plotësojë egon e vet, të përfundohet procesi që ka në kokë për të bërë dialogun. Por ne i kemi të qarta. Hajde ulemi flasim thotë. Por kur ne i kemi 8 pikat dhe kërkojmë plotësimin e tyre, s’jemi në kushte të barabarta. Dialogu po zhvillohet në këtë mënyrë. S’janë bërë amendimet përkatëse për ndryshimin e ligjit për buxhetin. Kanë mbetur vetëm premtime në ajër”.

Protestat në janar?

“Patjetër që kemi komunikime me njëri-tjetrin. Po mundohemi që në janër të jemi sa më shumë përballë kryeministrit. Thjesht duam plotësimin e kërkesave, s’po ndërtojmë strategji. Më mirë kryeministri të thërrasë ekspertë të shohin ku çalon puna te arsimi i lartë. Pavërësisht se kemi një zbehje të numrit por është periudha e festave. Të gjithë bashkë do të jemi më 7 janar atje. Duam një arsim sa më dinjitoz e duhet ta fillojmë që tani,” tha Don Pjetri.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: