TIRANE

Në përfundim të seancës së jashtëzankonshme, ministri i Diasporës Pandeli Majko, apeloi përmes mediave, Presidentin Ilir Meta të jetë protagonist i stabilitetit dhe sigurisë kombëtare.

“Ka disa nene të kushtetutës që duhen respektuar në mënyrë rigoroze. Mendoj se presidentit në bazë të kushtetutës i takon të jetë protagonist i stabilitetit dhe sigurisë kombëtare. Nuk besoj që dialogu apo sherri politik në Shqipëri duhet të precipitojnë në histori të natyrave të tillë.

Shqipëria ka të nevojshme në këtë situatë stabilitetin politik, stabilitetin institucional dhe vendosjen e një dialogu ndërmjet palëve, ç’rëndësi ka mes asaj që është në parlament apo asaj që nuk është në parlament. Nga mazhoranca është shprehur gatishmëria për dialog dhe jo për të ecur në një drejtim të paditur.” tha Majko në një prononcim për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb