TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook” shprehet se ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Meta vlerëson se dialogu ndërmjet dy shteteve do t’i ndihmonte persektivën europiane të rajonit.

Postimi i presidentit Meta:

Ngjashëm me shembullin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten jetike dhe të domosdoshme si bashkëpunimi i përgjegjshëm dhe serioz ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ashtu edhe një koordinim më i mirë ndërmjet Bashkimit Europian?? dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?? mbi perspektivën e dialogut dhe të rajonit. #BBPTirana

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb