BRUKSEL– Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel në nivel ekspertësh. Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas mediave serbe, temat do të jenë marrëveshja për lëvizjen e lirë që lidhet me targat e veturave, si dhe përgatitja e marrëveshje për menaxhimin e integruar të kalimeve kufitare, transmeton lajmi.net.

Në periudhën e kaluar janë mbajtur disa raunde të dialogut teknik për tema të ndryshme, por palët nuk kishin arritur marrëveshje. Takimi i fundit u mbajt më 19 dhe 20 tetor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: