Diplomati Agim Nesho, duke folur për Samitin e Berlinit në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24” tha se BE së shpejti do iu japë zgjidhje një sërë problemesh që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor.

Nesho u shpreh se ndër të tjera do t’i jepet zgjidhja edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Europa nuk e ka më krizën si më herët. Ajo po del nga kriza dhe po tenton që të fusë brenda kornizave të saj, të vlerave dhe parimeve të saj çdo shtet në Europë. BE ka një vëmendje të shtuar ndaj kauzave në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, do të ketë një zgjidhje finale dhe BE do e japë atë, sikundër e dha për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

BE në këtë samit mbajti qëndrime. Ajo ‘iu dha shuplaka’ fuqive të huaja që ndërhyjnë në Ballkanin Perëndimor. Dodik nuk u ftua, për shkak se ai ka mbajtur qëndrime për ndryshime kufijsh, duke kërkuar që Republika Srpska të bëhet pjesë e Serbisë dhe ka mbajtur lidhje me rusët. Europa po “dëbon” nga vetja çdo fuqi tjetër të huaj, rusët, turqit etj me qëllim që shtetet e Ballkanit t’i afroj nga vetja, në familjen europiane. Merkel do të shkojë në Harvard dhe do japë mesazhe për Ballkanin Perëndimor dhe Europën, duke mbrojtur moralin europian. Edhe Makron gjithashtu është një lider i rëndësishëm i Europës”, tha diplomati Nesho.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb