Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024, foli dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe cili është qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me këtë.
Rama tha se Shqipëria mbështet paqen e dialogun. Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se nuk mund ta shikojmë të ardhmen me sytë nga e kaluara. Ai tha se shqiptarët e Shqipëria nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot.
“Shqipëria është shumë e qartë. Shqipëria është në anën e paqes, të dialogut, të përparimit të përbashkët. Ne nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Ne kemi promovuar paqen, dialogun me të gjithë. Mora nismën të vizitoj Serbinë pas 68 vitesh atje.
Nuk kemi qenë kurrë më mirë si Shqipëri e shqiptar dhe si Ballkan Perëndimor. Nuk shoh ndryshim të madh mes nesh e BE-së, kemi hendek ekonomik, që duhet ta shohim dhe këtë. Por pjesën tjetër nuk shoh dallim. Ne kemi qenë e jemi europian”, tha Rama.
(Balkanweb)