BEOGRAD

Richard Grenell, i dërguari special I Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë pas takimeve që zhvilloi një ditë më parë më zyrtarët  e Kosovës, ka mbërritur sot në Beograd duke dhënë një mesazh të qartë.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre,” tha ai.

Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd, është postuar nga Ambasada e SHBA në llogarinë e saj në “Tëitter” me një foto të  ambasadorit amerikan në aeroportin e Beogradit.

Emisari dhe i dërguari special i SHBA  për dialogun Kosovë-Serbi ishte i qartë për të gjithë, ku kërkoi që ky proces duhet të vijojë deri në zgjidhjen përfundimtare me qëllim që të dyja vendet të lënë pas krahëve të shkuarën e tyre konfliktuale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: