Ish-diplomati britanik Timothy Less ka komentuar situatën në Kosovë duke u shprehur se dështimi kryesor i Prishtinës është pamundësia për të bindur SHBA-në dhe BE-në që të pranojnë idenë se veriu i Kosovës duhet të integrohet pa status të veçantë.

Less thekson se Prishtina nuk arriti t’i bindë SHBA-të dhe BE-në se Kosova duhet të pranohet në institucionet ndërkombëtare pa njohje nga Serbia.

Ai shtoi se beson që në vitin 2025 dialogu do të kalojë nga BE-ja në SHBA, e cila është e vetmja fuqi e jashtme që Beogradi dhe Prishtina e marrin seriozisht.

“Gjëja e parë që duhet thënë është se nëse ngjarjet ndjekin precedentin e 2017-ës, udhëheqja e dialogut do të kalojë nga BE-ja, e cila ka dëshmuar edhe një herë paaftësinë e saj për të ndërmjetësuar një zgjidhje, tek SHBA, e cila është e vetmja fuqi e jashtme që Serbia dhe Kosova e marrin seriozisht. Emërimi i Richard Grenell si i dërguari i misionit special është një sinjal i fortë se SHBA është gati të rimarrë kontrollin ”, thekson Les.

Ai shton se administrata Trump do të heqë dorë nga marrëveshja e Ohrit, e cila, sipas tij, është një letër e vdekur.

“Në vend të kësaj, SHBA do të miratojë një qasje të re që fokusohet në çështjen qendrore se çfarë i duhet Serbisë nga Kosova në këmbim të njohjes ,” u shpreh Less.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb