KOSOVE-Zyra për Punë të Jashtme e Bashkimit Evropian e ka konfirmuar që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut.

Sipas njoftimit zyrtar, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të presë të dy presidentët në Bruksel më datën 23 mars, të premten e ardhshme.

“Ata do të vazhdojnë bisedimet për fazën e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja dhe do të punohet në implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjeve të nënshkruara”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb