Milano – Shqiptarët në Milano kanë zhvilluar protestën e 16-të me radhë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit u mblodhën në Piazza Mercanti, me flamujt kuqezi dhe pankarta, duke përsëritur thirrjen “Shqipëria nuk është në shitje”.

Protestat janë pjesë e lëvizjes së nisur më 31 maj në vendin tonë, e cila fillimisht u përqendrua te kundërshtimi i ndërtimit të një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur.

Aktivistët në Milano shprehen se kërkesat e tyre janë zgjeruar dhe përfshijnë edhe ndryshime politike, zgjedhje të lira dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ata kritikojnë gjithashtu marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

Organizatorët thonë se protestat do të vijojnë edhe në qytete të tjera të Italisë, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e një marshimi nga Konsullata shqiptare drejt Piazza del Duomos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb