Analisti Neritan Alibali, i ftuar në emisionin Log. në News 24 me moderatorin Endri Xhafo, foli për punën që po bëjnë partitë politike në diasporë.

Alibali theksoi se PS po punon përditë duke regjistruar emigrantë. Ai shtoi se opozita po dehet çdo ditë dhe se kjo e çudit.

Neritan Alibali: Marrëdhëniet me liderët ndërkombëtare janë të rëndësishme, por zgjedhjet fitohen në Shqipëri. Rama bën cirk, por PS ka hapur zyrë në Selanik dhe regjistron shqiptarët që jetojnë atje. Edi Rama do shkojë në Greqi për një panair pune.

Janë një grup njerëzish për PS-në që kanë regjistruar njerëz të shumtë në portal. Ndërsa ne flasim, PS punon. Sali Berisha po kthen disa lidhje të vjetra. Edi Rama po punon me çdo formë që ka në dorë. Opozita po dehet dhe kjo më çudit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb