DIBER – Policia në Dibër ka vënë në pranga një 47-vjeçare, me detyrë notere, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se noterja Majlinda Jangulli është ndaluar pasi rezulton se ka përpiluar një kalim pronësie në emër të shtetases N. K. e cila rezulton të ketë vdekur në vitin 2004.

Policia ndaloi edhe shtetasin Ylber Lami 32 vjeç, pasi ka nënshkruar një kontratë shitblerje, me një shtetas i cili nuk ka qenë prezent.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE
“Më datë 10.11.2015, nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe të një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasve:
•Majlinda Jangulli, 47 vjeçe lindur në Strikçan Bulqizë dhe banuese në Tiranë, me detyrë notere në qytetin e Peshkopisë.
Ndalimi i saj u bë për veprat penale të “Shpërdorim të detyrës” dhe “ Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 i Kodit Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë:
Nga informacionet që dispononte Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Dibër, ka rezultuar se nga ana e noteres Majlinda Jangulli më datë 26.04.2010, me Nr 1136 Rep, NR. 225/1, Kol është përpiluar një kalim pronësie e paluajtshme ( kontratë shitje) në emër të shtetases N. K. e cila rezulton të ketë vdekur më datë 25.05.2004, gjë e cila është vërtetuar nga certifikatë vdekje.
Gjithashtu po më datë 05.10.2015, është nënshkruar kontrata e shitblerjes numër Nr.3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent.
Në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit:
• Ylber Lami 32 vjeç, lindur në fshatin Cerjan Dibër.
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 05.10.2015, ka nënshkruar një kontratë shitblerje me numër Nr. 3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për shtetasen Majlinda Jangulli për veprën penale të “Shpërdorim të detyrës” dhe “ Falsifikimit të dokumenteve nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin” parashikuar nga nenet 248 dhe 186/3 i Kodit Penal. Si dhe për Ylber Lami për veprën penale ‘’Falsifikimit të dokumenteve’’ neni 186.”

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: