DIBER

Një 25 vjeçar është proceduar penalisht për aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Sipas policisë, në lidhje me ngjarjen si provë material janë sekuestruar edhe 17 kompjuterë të lojërave të fatit, çipsa dhe aksesorë të tjerë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.  Ndërkaq në bodrumin e apartamentit të marrë me qera u konstatuan edhe aparatura të tjera për zhvillimin e lojërave të fatit.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Monitori”.

Konstatohet dhe goditet 1 rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.

Procedohet penalisht pronari i subjektit.

Policia e Dibrës , në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas i cili dyshohej se në bodrumin e një apartamenti ushtron në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Pas një pune intensive, vëzhgimi e gjurmimi nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit i koduar “Monitori”, ku u procedua penalisht shtetasi :

A.T, 25 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qera nga shtetasi i lartpërmendur, u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet hetimore do ti referon Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Dibrës deri në ndëshkimin me ashpërsi të çdo subjekti që tenton të ushtrojë këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb