Fermerët e Dibrës prej vitesh përballen me mungesën e shitjes së prodhimeve të vjeshtës. Të gjithë ata fermerë që kanë kultivuar varietete të ndryshme mollësh, përballen me mungesë të tregut, çmim të ulët dhe mungesë të fuqisë punëtore.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se ndonëse prodhimi këtë vit është i bollshëm, fermeri Gëzim Ademi nga fshati Burim i Maqellarës në Dibër thotë se situata nuk ka ndryshuar aspak nga vitet e kaluara.

Sipas tij, mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët po i çon në faliment. Tregtarët e shumicës as nuk interesohen për prodhimin e Dibrës, ndërsa mallin e marrin nga vende të tjera të rajonit, duke lënë pa shitur prodhimin e vendit të tyre. Gëzimi ka nisur vjeljen e mollës, por është i pashpresë për ta shitur në sasi të mëdha. Ai shprehet se do të provojë ta shesë vetë në rrugë, por që nuk beson se do ta shesë të gjithë prodhimin që ka.

Ashtu si fermeri Gëzim Ademi, ka edhe shumë fermer të tjerë të frutikulturës, të cilët nuk po gjejnë treg shitje të prodhimeve të tyre, kryesisht të mollës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb