Reshjet e dendura të dëborës dhe moti i përkeqësuar kanë krijuar situata problematike në qarkun e Dibrës, ku Rruga e Arbrit është bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit. Qarkullimi ka vijuar përmes rrugës së vjetër që kalon nga Bulqiza dhe Miloti, duke sjellë vonesa dhe vështirësi për udhëtarët.

Në Qafën e Ulzës është shënuar një bllokim masiv për rreth 5 orë, ku të mbetur mes dëborës kanë qenë edhe persona të sëmurë, duke e bërë situatën akoma më shqetësuese.

Borëpastrueset nga Peshkopia kanë hasur vështirësi në ndërhyrje për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

Në zonën e Bulqizës trashësia ka arritur në 50 centimetra, ndërsa në disa zona të tjera ka kaluar mbi 1 metër, duke bllokuar totalisht segmentet rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb