Policia në Dibër ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Policia e Dibrës sqaron se 31-vjeçari Esmerald Selxhaferi ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë tentuar të vrasin  me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit me të.

“Dibër

Tentoi të vriste një shtetas, në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin  me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb