Policia në Dibër njofton se ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, banues në fshatin Çerenec.
Mësohet se 30-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka përndjekur një shtetas.
“Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.L., 30 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe ka përndjekur shtetasin H.M. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)