DIBËR

Ish-deputetja e qarkut Dibër në Partinë Demokratike, Dhurata Çupi, ka treguar se ashtu siç është vendosur nga selia blu, qytetarët e Dibrës do të mblidhen këtë të enjte tek Ura e Matit, me qëllim bllokimin e rrugëve si shenjë revolte ndaj qeverisjes së vendit.

Ajo shprehet se qytetarët e Dibrës janë harruar nga kryeministri Rama dhe  sipas saj, ky fakt konstatohet gjithandej si në infrastrukturë, shëndetësi dhe shumë sektorë të tjerë.

“Ashtu siç e ka bërë të ditur kryetari i PD, Basha dhe opozita e bashkuar, është vazhdimi i protestave në 12 qarqet e vendit që nga 12 shkurti , të cilat janë protestat më të mëdha qe ka njohur historia e protestave në Shqipëri si ajo e 13 prillit ku dhe me skeptikët nuk e kanë mohuar që ishte protesta me e madhe e zhvilluar në vendin tonë.

Qytetarët nuk dalin në tubim,  por dalin në një protestë kundër kësaj qeverie , kundër varfërisë, për paga , për pensione për mungesë investimesh dhe për një mungesë të theksuar vëmendje kundrejt gjithë Shqipërisë ne veçanti kundrejt qarkut Dibër, që është lënë i harruar nga kjo qeveri , si në spitale , në infrastrukture etj. Sikur është bërë publike çdo të enjte do ketë protesta dhe bllokim rrugësh. Qarku i Dibrës ditën e enjte ora 17:00 do bllokoje kryqëzimin tek ura e Matit. Nga gjithë qarku pritet të ketë një pjesëmarrje masive.

Jemi në nja pikë ku shteti është në krizë. Shteti dhe pushteti janë në një dorë dhe sot nuk ka asnjë normalitet në vendin tonë. Prandaj e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë dhe qytetarët e Dibrës do jenë në mënyrë të vazhdueshme çdo të enjte në proteste ashtu dhe në protestën më të madhe që do jetë me 11 maj në Tiranë. Ju bëj thirrje qytetarëve dibranë që ditën e enjte të jemi të gjithë bashkë për të protestuar”-tha ajo.

Sipas deputetes Çupi, me datë  30 qershor nuk do ketë zgjedhje pa Partinë Demokratike dhe pa opozitën e bashkuar.

“PD është opozita shqiptare dhe nuk mund të ketë zgjedhje me një alternativë. Që të zgjedhësh duhet të këtë dy alternativa dhe alternativa opozitare sot në Shqipëri është Partia Demokratike.Ashtu siç ka ditur dhe siç ka qenë në pushtet për 13 vite, ashtu është e sigurte që do jetë në pushtet në vitet që vijnë.

E pyetur për partinë e re të themeluar nga ish-demokrati, Astrit Patozi, Çupi dhe këtë përgjigje : Partia e re është numri 94 ose 95. Me vjen keq që e ka filluar me probleme me Ligjin. Atë qe kemi dëgjuar nga kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhjeve ka ankesa qytetarësh dhe nuk është riregjistruar në gjykatë dhe me vjen keq që është kompromentuar me zbatimin e ligjit që në ditët e para të saj”-shtoi ajo.

Pjesë nga intervista:

Mendoni se do të heqë vota nga PD?

-Nuk mendoj që do  heqë vota nga PD . Partia Demokratike sot është e bashkuar ka kontributin e mijëra demokratëve tradicional po ashtu prurje të vazhdueshme që i afrohen PD.

Nëse do zhvillohen zgjedhjet me 30 qershor opozita do i bllokoje qendrat e votimit ?

-Opozita do bej gjithçka do ndërmarrë çdo aksion demokratik për të mos zhvilluar zgjedhje . Kur  PD sot është alternativa opozitare që nuk do marrë pjesë nuk mund të ketë zgjedhje.

Kryeministri thotë që zgjedhjet do njihen nga ndërkombëtaret ?

-Kryeministri sot është në ditët më të këqija të vetat. Mos harrojmë që kemi një kryeministër që nuk guxon të dalë jashtë Tiranës, sepse në gjithë Shqipërinë pritet me protesta. Kemi një Kryeministër që ka vendos në dispozicion gjithë shtetin dhe pushtetin për ta mbrojtur. Siç janë mijëra policë që e shoqërojnë .Ku shkon ?! Shkon ne takime me qytetaret e vet. Nuk është e rëndësishme çfarë thotë kryeministri , e rëndësishme është çfarë thonë rregullat demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: