DIBER- Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu, u takua me banorë të Zadh Dardhës. Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve për mungesë investimesh, Shehu theksoi se prioritet i Edi Ramës janë punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij. Ai solli në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës ku po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh dhe për t’u hedhur hi syve dibranëve.


“I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, i bëjnë punët për të mbajtur karriken, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t’ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t’jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metrave te Peshkopisë, duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë ju: Jam larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë”.


Në bashkëbisedimin me banorët, Shehu theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik i cili me investime nund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqënie për banorët e zonës.
“Turizmi kërkon projekte të mëdha. Unë një pjesë e kam dhe flas për rrugën që shkon në Reçë, rrugën që shkon në Lurë, rrugën që shkon në Bjeshkët e Korabit, rrugën që shkon në Bjeshkët e Bellovës dhe të Radishtit. Zgjidhja më e madhe do të jetë Rruga e Arbrit. Lulëzim Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë tha: Ne të dy do të bëjmë Rrugën e Arbrit”, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: