Në Shqipëri jetesa është bërë e pamundur. Çmimet e larta të ushqimeve, karburanteve e shtrenjtimi i pajustifikuar i kostove të jetesës janë të papërballueshme për banorët e shumë zonave.

Për shkak të distancës së afërt dibranët prej muajsh zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të bërë blerjet e produkteve të shportës si dhe të furnizojnë mjetet me karburant, pasi atje janë shumë më lirë së në vendin tonë. Banorët thonë se papunësia është e lartë në zonën ku ata jetojnë dhe detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera për të shpenzuar sa më pak.

Banoret e Dibrës shprehin kritika pafund për qeverinë duke e etiketuar atë si hajdute dhe të korruptuar. Braktisja e vendit është zgjidhja e vetme që thonë se u ka mbetur.

Fluksi i lartë i dibranëve që i drejtohen Maqedonisë se Veriut për të bërë shpenzimet e javës krijoi radhë të gjata në doganën e Bllatës, por banorët thonë se kjo mbetet zgjidhja e vetme për ta deri në braktisjen e vendit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: