Avokatët mbrojtës të reperit të njohur, P.  Diddy, të dielën, për herë të dytë, kanë kërkuar nga gjykata që t’i urdhërojnë dëshmitarët të mos japin deklaratë jashtë gjykatës, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që ka marrë rasti i yllit.

TMZ ka raportuar se një dëshmitari, emri i të cilit është Courtney Burgess, ka dhënë shumë intervista gjatë ditëve të fundit – përfshirë edhe avokaten e tij, Ariel Mitchell – ndërkohë që krijuesi i hitit “I’ll Be Missing You”, këto deklarata i ka quajtur të pavërteta dhe se kanë për qëllim ta njollosin emrin e tij.

Mitchell i ka thënë TMZ-së se Burgess është ftuar të dëshmojë sepse ai ka qenë i pranishëm dhe se ka parë disa video eksplicite, në të cilat shihet Diddy dhe të tjerë të famshëm duke kryer marrëdhënie intime.

Ekipi i avokatëve të Diddyt, duke u bazuar në dokumenteve gjyqësore, ka deklaruar se autoritet kanë qenë duke e hetuar rastin e reperit për gati një vit dhe e dinë se në ndejat e ashtuquajtura “të çmendura” nuk përfshiheshin burra e të mitur.

Ata kanë deklaruar se mostrajtimi i këtyre pretendimeve si mashtrime, konspiracionet nëpër rrjete sociale po vazhdojnë të përhapen e të krijojnë gënjeshtra ndërkohë që mendojnë se klienti i tyre mund të mos gjykohet fer, si pasojë e vëmendjes mediatike që ka marrë rasti i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: