Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt“, në një artikull të gjatë për ngjarjet tensionuese në Ballkan, ka shkruar se ky rajon pavërejtshëm është duke rrëshqitur drejt kaosit. Gazeta shkruan se nërpëmjet Ballkanit çdo ditë kalojnë me mijëra refugjatë, por duket se ata janë lënë në harresë. Më poshtë në jug të Ballkanit, konflikti është duke eskaluar.

“Si në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ashtu edhe në Podgoricë të Malit të Zi, në fundjavën e shkuar rrugën e këtyre qyteteve ishin shndërruar në kaos. Protestuesit ishin përleshur me forcat policore. Goma të djegura, granata dore, gaz lotësjellës dhe koktej molotov ishin përdorur“, shkuan gazeta, duke analizuar gjendjen e brishtë të sigurisë në shumicën e shteteve të Ballkanit, shkruan “illyriapress”.

Duket se as Bashkimi Evropian nuk po gjenë asnjë mjet presioni për të gjetur një zgjidhje për politikanët në konflikt. Derisa, sipas Die Welt, qytetarët po presin thellësisht të dëshpruar.

Ndërkohë në Kosovë, shtet i populluar kryesisht nga shqiptaret, shkruan gazeta, pothuajse që dy dekada janë duke u marrë me integrimin e minotitetit serb. Pas shumë mundimeve, BE kishte lehtësuar disa marrëveshje, përmes së cilave pakica me rreth 70.000 serbë do të kishin të drejta autonome.

“Në këto marrëveshje, opozita shqiptare po e sheh ndarjen e vendit dhe kërkon menjëherë nga Qeveria anulimin e tyre. Është hera e tretë që përfaqësuesit e opozitës kanë paralizuar punën e parlamentit, përmes hedhjes së gazit lotsjellës“, shkruan gazeta.

Në Mal të Zi, shtet ky kandidat për BE dhe NATO, opozita po ashtu dëshiron të rrëzojë kryeministrin Milo Gjukanoviq, shkruan “Die Welt”.
Por, në këtë kohë, sipas gazetës gjermane, qetësia është ajo
që i duhet shteteve, sepse ato llogariten si me të varfërat në Evropë. Përmes përshkallëzimit të konflitit, investitorët e huaj nuk do të vijnë fare në këto shtete, shkruan “Die Welt”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: