Diego Simeone u paraqit para mediave në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Barcelonës, një duel ku do të vendoset kryesimi i La Liga-s. Ndjenjat për momentin e Atlético Madridit: “Siç kemi folur, skuadra punon mirë si bllok, duke kërkuar ku mund t’i bëjë dëm kundërshtarit. Do të luajmë kundër një skuadre shumë të mirë, me mjaft të rinj në mesfushë, që po performojnë shkëlqyeshëm, ndaj Raphinha, i cili është një nga më të mirët në La Liga. Besojmë te forcat tona, ndaj do të jetë një ndeshje interesante”.
Më shumë kurajë për të mposhtur Barcelonën: “Unë nuk e di referencën e fjalës kurajë, secili mund ta interpretojë në mënyrën e vet. Ne mendojmë për ekipin dhe, nisur nga kjo, do të punojmë në përputhje me atë që kërkojmë”.
Mungesa e Lamine Yamal: “Qartësisht ai është i jashtëzakonshëm në duele, një nga më të mirët në sulm. Barcelona nuk ka dikë tjetër me këto karakteristika, por ka Ferran, Olmo dhe Pedri për të kërkuar alternativa të tjera”.
Mesfusha e Barcelonës: “Ata kërkojnë të bëjnë presion, sikurse deri tani, dhe iu ka funksionuar shumë mirë. Gjithmonë e kanë dominuar ndeshjen, kanë qenë më të mirë se kundërshtari, edhe kur kanë humbur. Nuk do të ndryshojnë, sepse të qenurit protagonist gjithmonë ka dhënë rezultat”. Mbi deklaratën e tij se “do ta fitojmë kampionatin”: “Kur e thashë këtë, kishin mbetur disa javë, tani kanë mbetur shumë më shumë”.
Koha për të treguar se janë kandidatë për titull: “Nëse e propozojmë këtë vetëm kundër Barcelonës, gabojmë. Duhet ta bëjmë në çdo ndeshje. Synimin nuk e përcakton vetëm skenari”. Pa fitore në Barcelonë: “E vërteta është se ende nuk kam arritur të fitoj në Barcelonë, prandaj sfida mbetet. Sigurisht që ende nuk e kam gjetur çelësin”. Skuadër për të synuar titullin e La Liga-s: “Kemi të njëjtat pikë si sezonin e kaluar. Ata që kanë më pak janë Real Madridi dhe Barcelona”.