TIRANË

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka folur me detaje për procesin dhe përpjekjet që ka bërë Shqipëria për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Gjithashtu, ministri Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24,tha se edhe nëse negociatat nuk do të hapen, dielli do të lindë sërish për qytetarët shqiptarë dhe qeveria do të punojë më fort për përmbushjen e reformave.


Teksa perifrazoi presidentin e Francës, Emannuel Macron në Samitin e Sofies në Bullgari, Cakaj tha se anëtarësimi i Ballkanit në Europë ka rëndësi jetike për tre arsye.



“Edhe nëse nuk hapen negociatat, dielli do të lindë sërish. Ne jemi para një rrethane që nuk mund ta shmangim dot këtë situatë, por duhet ta menaxhojmë në përputhje me kapacitetet tona. Ne kemi nevojë për dialog aktiv me opozitën. Kjo nuk do të thotë se negociatat po dështojnë  për këtë arsye. Përmende pasoja që mund të vijnë në Ballkan nëse negociatat nuk do hapen. Presidenti Makron, në samitin e Sofies ka qenë i qartë se procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke mos specifikuar kohë, është i rëndësishëm për tri arsye. E para, vlera e tregut. E dytë, për shkak se stabiliteti demokratik në Ballkan është parakusht i stabilitetit të BE, sepse Ballkani nuk është një qoshe jashtë BE, po është në zëmër dhe i rrethuar me vendet anëtare. E treta, duhet të këtë vëmendje sepse Ballkani mund të jetë i zbuluar ndaj aktorëve të tretë. Në këtë pikëpamje, unë nuk mund të bëj gjeopolitikën e Francës, por ne si qeveri është se ne duam të ballafaqohemi me situatën”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: