Kërpudhat janë përdorur me sukses prej kohësh për dobësim, duke qenë bazë në formimin e recetave të ndryshme. Kërpudhat klasifikohen në grupin e ushqimeve mjaft të shëndetshme për organizmin, pasi kanë vlera të larta ushqyese, kanë pak kalori dhe zotërojnë veti të mëdha terapeutike.
Ato përmbajnë mjaft proteina, dhe disa vitamina shumë të rëndësishme për organizmin, si: grupi i vitaminave B, grupi C; disa minerale, si: kalciumi, hekuri dhe fosfori; përmbajnë një formë të yndyrnave e quajtur sterol, e cila është një komponentë mjaft e rëndësishme në pengimin e organizmit për të absorbuar kolesterolin, duke parandaluar kështu arteriosklerozën.

Dieta me kërpudha shquhet për sasinë e ulët të kalorive (rreth 700 kalori) dhe balancën përsa i përket marrjes së vlerave ushqyese. Është e njëjtë për të gjitha ditët dhe gjithashtu është një dietë fleksibile që mund të përdoret në afate kohore prej 1 jave, 2 javësh, por edhe më shumë, deri në 1 muaj, në varësi të objektivave për të rënë nga pesha.

Mëngjesi:

250 gr. kërpudha të fërguara me gjalpë dhe limon (10 gr. gjalpë; 10 gr. limon).
Kafe ose çaj me qumësht.
Një gotë me lëng portokalli, gejpfruti ose një gotë ujë me lëng limoni.
Gjithsej: rreth 150 kalori

Zemra:

500 gr. kërpudha të fërguara me qepë.
Gjithsej: rreth 90 kalori

Dreka:

200 gr. perime të ziera.
80 gr, fruta.
50 gr. bukë e zezë (rekomandohet buka integrale).
Kafe me qumësht.
Gjithsej: rreth 235 kalori

Zemra:

100 gr mish i zier pa dhjamë.
Gjithsej: rreth 125 kalori

Darka:

100 gr. perime të ziera.
Një gotë çaj jeshil
Gjithsej: rreth 150 kalori

Para Gjumit:

100 gr. fruta
Gjithsej: rreth 50 kalori

Pas aplikimit të kësaj diete, personi duhet t’i kthehet të ushqyerit të zakonshëm me larmi ushqimesh, ku mbizotërojnë perimet, frutat dhe peshku.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: